Edhe tre ditë për Gruevskin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur kane mbetur edhe tre dite nga skadimi i afatit qe sipas Kushtetutës ish-kryeministri Gruevski duhet te krijoje qeverinë e re, mes VMRO-DPMNE dhe Partisë Shqiptare BDI, nuk duhet asnjë marrëveshje ne horizont. Kryesia e BDI-së nuk është mbledhur ende për te diskutuar per takimin e kryetarit Ali Ahmeti me dy lideret maqedonas Gruevski dhe Zaev per koalicionet e mundshme.Nga ana tjetër, ndërkombëtaret vazhdojnë te përsërisin apelet se nuk duhet humbur kohe me formimin e qeverise. Komisioneri per Zgjerimin Johannes Hahn dhe tre eurodeputete qe jane investuar ne te gjitha momentet e tensioneve mes palëve, kane dale me nje deklarate te përbashkët.Ne te theksohet se zgjedhjet e 11 dhjetorit ishin hap i rëndësishëm për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni, por procesi duhet të vazhdojë dhe vendi të kthehen në rrugën e integrimit europian. ?Koalicioni qeverisës duhet të mbështetet në konsensus dhe në bashkëpunimin ndëretnik. Politikanët te zbatojne Marrëveshjen e Përzhinës dhe reformat prioritare, por edhe ta përkrahin Prokurorinë Speciale Publike që te kryej punën ne mënyrë të pavarur dhe të depolitizuar?, thekson deklarata.

Free Traffic Exchange