Report TV - Betohen dy deputetët e rinj të Kuvendit, Çela dhe Zeno

2017-04-01 0

Dy deputetët më të rinj të Kuvendit të Shqipërisë janë Flamur Çela dhe Edmond Zeno.

Në nisje të seancës plenare dy deputetët pas marrjes së mandatit nga KQZ kanë bërë betimin në Kuvend.

Flamur Çela mori mandatin e ish-deputetit të LSI, Shkëlqim Selami të cilit iu hoq për shkak të prekjes nga ligji i dekriminalizimit.

Ndërsa Edmond Zeno nga listat e PDIU po në qarkun e Vlorës, ka zënë vendin e Dashamir Tahirit, që po ashtu u prek nga ligji për pastërtinë e figurës.

Mandati iu hoq dy deputetëve pak javë më parë nga KQZ me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, pasi nuk kishin deklaruar dënimet në Itali.

Free Traffic Exchange