Report TV - Korçë, Durrës, Lushnjë, në 12 orë 4 tentativa për të korruptuar policët

2017-04-01 4

Vijojnë tentativat e drejtuesve të automjeteve për të korruptuar efektivët e policisë pasi kontaktojnë shkelje.

Sot janë denoncuar nga policia 2 raste në Durrës, 1 në Lushnjë dhe 1 në Korçë.

Vangjel Bardhi në Terminalin e Pasagjerëve në Portin Detar Durrës, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i futur në brendësi të pasaportës 50 ? me qëllim për të kaluar kufirin, pasi kishte kaluar ditët e qëndrimit në zonën Schengen.

I arrestuari i dytë është Tofik Shehu, i cili për të njëjtën arsye i ka ofruar 20 ? punonjësin e policisë.

Pëllumb Kolgjini duke udhëtuar në aksin rrugor Lushnjë-Çermë, është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore pasi drejtonte mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë.

Masar Braha u arrestua pasi duke drejtuar mjetin tip "Iveko" në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore një shumë prej 500 lekë, për të shmangur masën administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Free Traffic Exchange