Ora News –Ndotja në Durrës, Duka denoncon kantierin e Dakos në zonën muzeale

2017-04-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Agrare Ambientaliste denoncon punimet e Bashkisë së Durrësit në zonën muzeale të qytetit.
Për kryetarin, Agron Duka, një kantier i tillë ndërtimi nuk mund të lejohet në asnjë vend, aq më tepër në një qytet arkeologjik dhe turistik si Durrësi.

Agron Duka: Bashkia e Durrësit me kryetarin e saj, në mënyrë të përsëritur në shumë zona njëherësh është përgjegjëse për një situatë të rënduar në qytetin e Durrësit, një situatë që vazhdon të përkeqësohet më tej.
Nuk mund të lejohet një kantier i tillë ndërtimi në asnjë vend, aq më tepër në një qytet arkeologjik dhe turistik si Durrësi.
Ne si Parti Agrare Ambientaliste jemi këtu për të denoncuar këtë rast dhe për t?i kërkuar Bashkisë së Durrësit dhe kryetarit të saj të ndalë punimet menjëherë dhe të marrë masat për reduktimin e ndotjes që emetohet këtu.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndotja-ne-durres-duka-denoncon-kantierin-e-dakos-ne-zonen-muzeale/