Ora News – Hetimi për CEZ, socialistët kërkojnë të dëshmojë Shkëlzen Berisha

2017-04-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetët e mazhorancës kërkojnë që në cilësinë e dëshmitarit të raportoj në komisionin hetimor të CEZ të dëshmojë dhe djali i ish kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha. Kjo kërkesë e PS është kundërshtuar nga demokratët të cilët braktisën mbledhjen e komisionit të PS për çështjen CEZ.
Deputetët e mazhorancës kërkojnë që në komisionin hetimor CEZ ngritur nga Partia Socialiste të dëshmojë dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Zyrarisisht, Kërkesa pritet të depozitohet ditën e premte në këtë komision hetimor për tu hedhur në votim. Kërkesë e deputetit të mazhorancës Ervin Koçi u kundërshtua fuqimisht nga deputet e opoiztës.
Balla: Personi Shkëlzen Berisha duhet të dëshmojë para këtij komisioni me rrethanat që është paraqitur gjatë hetimit. Nuk ka nevojë për debat për këtë cështjet, depozitoni me shkrim dhe ne ta shqyrtojmë në mbledhjen e ardhshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hetimi-per-cez-socialistet-kerkojne-te-deshmoje-shkelzen-berisha/