Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, në një lidhje me Skype në emisionin ?Ilva Tare? në Rtv Ora News, thotë se dialogu me Serbinë duhet të ndërpritet pasi është në dëm të Kosovës.
Selimi: Serbia mbetet kërcënuesi dhe atakuesi kryesor i sovranitetit të Kosovës. Serbia po lufton në vazhdimësi ta zhbëjë sovranitetin e Kosovës. Ndërprerja e bisedimeve duhet të bëhet në mënyrë urgjente. Me ndërprerjen e dialogut përfiton Kosova dhe humbet Serbia. Të gjitha marrëveshjet kanë rezultuar të jenë kundër interesave të qytetarëve të Kosovës. Serbia këmbëngul dhe nuk pranon që bisedimet. Për kodin telefonik i ka sjellë sovranitetin Serbisë në një fushë në Kosovë. Nuk është hera e parë që Serbia të na kërcënojë. Nëse shqiptarët e Kosovës janë përpara zgjidhjes; dialog ose luftë, atëherë dialogu është imponim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vetevendosje-selimi-te-nderpritet-dialogu-me-serbine-demton-kosoven/