Kombëtarja e futsallës, kuqezinjtë mposhtin 5-1 Anglinë dhe sigurojnë kualifikimin historik

2017-04-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një fitore historike për futsallën shqiptare rezultoi triumfi 5-1 i kuqezinjvë përballë Anglisë. Ekipi i drejtuar nga Erind Resuli arrit të thyente "tre luanët" dhe pas fitores 7-1 në sfidën hapëse kundër Bullgarisë e sheh veten në fazën tjetër të eliminatoreve të Europianit.

Takimin nisi mjaft mirë për kombëtaren tonë që gjeti epërsinë me një gol të Karajës i cili konkretizoi një kundërsulm të shpejtë. Vetëm 30 sekonda më pas kuqezinjtë dyfishuan, gjatë zhvillimeve të një goditje dënimi topi u shërbye për Selmanajn që me një gjuajtje të saktë e dërgoi në rrjetë.

Në segemntin e dytë Brahimi shënoi edhe golin e 3-të për Shqipërinë. Numri 8 lëshoi një të djathtë potente drejt e në rrjetën e skuadrës britanike.

Anglia u zgjua për një moment duke ngushtuar distancat me Ballinger që realizoi nga një pozicion i prirët. Gjithsesi vetëm kaq pas përfaqësuesja shqiptare nuk lejoi që t?i shpëtonte ky sukses nga duart dhe e dërgoi sërish në +3 diferencën.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/kombetarja-e-futsalles-kuqezinjte-mposhtin-5-1-angline-dhe-sigurojne-kualifikimin-historik/

Free Traffic Exchange