Investimet në Pazarin e Ri të kryeqytetit ka shkaktuar probleme me një pjesë të tregtarëve, të cilët shprehen se nuk janë njoftuar në kohë për bllokimin e hyrjeve në të gjtihë tregun.
Duke filluar nga sot, rreth 150 biznese në pazarin e Ri nuk do të ushtrojnë aktivitetin e tyre, pasi për arsye sigurie bashkia e kryeqytetit ka bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet në treg.