“Eskobari i Ballkanit”, Meta letër presidentit Nishani - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çështja e Klement Balilit duket se është shndërruar ne nje problem te sigurisë kombëtare. Kryetari i kuvendit Ilir Meta i ka kërkuar presidentit te Republikës Bujar Nishani te mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare per çështjen e Klement Balilit. Ne letrën drejtuar kreut te shtetit, Meta argumenton se mbledhja e kësaj strukture është e nevojshme per t?i dhënë përgjigje shqetësimit per mosveprimin e institucioneve shqiptare.?Ne cilësinë e kryetari te Këshillit te Sigurisë Kombëtare, ju të thërrisni ne një kohe sa më të shpejte, një mbledhje te Këshillit te Sigurisë Kombëtare, me qëllim analizimin e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të institucioneve shqiptare të ngarkuara me ligj për ndjekjen e procedurave për çështje të tilla. Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për ketë çështje do të dëshmoje seriozitetin e institucioneve dhe organeve të shtetit shqiptar për adresimin e përgjegjësive konkrete, si dhe angazhimin që ato kanë në trajtimin e rasteve te tilla, me impakt në sigurinë kombëtare.?Kryeparlamentari ka vene ne dukje se Klement Balili ende nuk është ndaluar per t?iu nënshtruar drejtësisë edhe pse është nje person me probleme serioze me ligjin.?Partneret tanë të SHBA, por edhe të tjerë ndërkombëtare kane përcjelle shqetësime dhe rezerva për mosndalimin e tij, si dhe moskryerjen e veprimeve të shpejta dhe efikase nga organet kompetente shqiptare, sipas kapërcimeve të akteve ndërkombëtare dhe legjislacionit në fuqi.?Pak jave me pare ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu reagoi ashpër per çështjen e Klement Balilit. Diplomati amerikan theksoi se agjencitë ligjzbatuese të SHBA i kanë kërkuar Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ta arrestojë Balilin e per shtatë muaj me radhe vete ambasadori ka nxitur policinë, Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Drejtësisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm që ta arrestojnë. Sipas ambasadorit amerikan nëse Klement Balili nuk arrestohet, kush do te besonte ne seriozitetin e luftës kundër trafikut te drogës.