Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha ka udhëtuar jashtë vendit dhe pa u regjistruar në kufi.
Sipas të dhënave të sistemit TIMS të depozituara në komisionin hetimor parlamentar për privatizimin e CEZ, figurojnë të paktën 9 lëvizje të pa kontrolluara në kufi të Berishës gjatë viteve 2009, 2010 dhe 2011.
Sipas këtyre të dhënave ai ka dalë nga Shqipëria 48 herë dhe është kthyer 54 herë.