Ora News – “CEZ”, debate midis Ristanit e Ballës për email-t, opozita braktis komisionin

2017-04-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke e konsideruar qesharak, komisionin hetimor për privatizimi e kompanisë OST tek kompania çeke CEZ, deputetët e Partisë Demokratike u larguan nga salla e mbledhjes.
Nënkryetari i komisionit, Arben Ristani deklaroi se emailet e paraqitura nga kryetari i komisionit, Taulant Balla nuk janë prova. Ai tha se dëshmitari i thirrur për të dëshmuar në komision, Hamza Merxhani, kishte dalë në foto me vrasësin e Azem Hajdari.
Deklaratat në komision:
Ristani: Që do ta çoni në prokurori do ta çoni dhe përfundimi do të jetë i njëjtë. Ajo që po bëni është një shou. Jeni duke iu referuar një dëshmitari, i cili është një njeri që është dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit. Ka dalë me një vrasës të dënuar. Këto që t?i i paraqet si emaile janë copa letre dhe nuk janë prova. Këto janë provat që ju po abuzoni. Njerëzit që thërrisni si dëshmitar janë bashkëpunëtor vrasësish. Ky është komision absolutisht qesharak.
Balla: Me siguri u erdhi një mesazh nga Saliu. Provat janë të tmerrshme dhe kam dyshimet e mia se këta mund të largohen nga Parlamenti. Emailet janë gjetur në serverat e kompanisë CEZ. Këto emaile kanë qenë elemente bazë që qeveria e pas shtatorit 2013, kanë qenë kryesoret në arbitrazhin ndërkombëtar.
Nëse larg o Zot, do të kishin qenë prapë në qeveri, të sigurt që qeveria shqiptare do të kishte humbur gjyqin me DIA-n prej 123 milionë eurosh. Komisioni ka administruar prova nga sistemit TIMS dhe pret edhe informacione nga policia çeke për hyrjen dhe daljen e personave. Këta ikën sot. E dinim që në këtë pjesë të dytë të komisionit do të kalonim tek pjesa më e hidhur që lidh familjarët me kompaninë DIA. Pazaret me CEZ janë bërë në disa pjesë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/komisioni-per-cez-ristani-emailet-e-balles-prova-qesharake/