“Spektakël” në komision për pajisjen IMSI catcher - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga personat e akuzuar për lëvizjen e pajisjes se përgjimit IMSI Catcher, oficeri i Forcave Lëvizëse Operacionale në Policinë e Shtetit Entjol Xhelilaj ka dhënë nje shfaqje te pazakonte ne Komisionin Hetimor te ngritur nga parlamenti për ketë çështje. Ai është shfaqur ne parlament me nje bluze me simbolet kombëtare dhe flamujt e BE e Shteteve te Bashkuara, dhe ka kënduar edhe himnin kombëtar. Oficeri i policisë ka dëshmuar se pajisje te tilla përgjuese kane hyre edhe ne kohen kur ministër i brendshëm ishte deputeti demokrat Flamur Noka.Flamur Noka: Ne karrierën tuaj policore keni marre pjese ne trajnime me pajisje përgjimi te organizuara nga Policia e Shtetit apo jo?Entjol Xhelili: Nuk me kujtohet mire, por ne mos gaboj ne kohen kur ishit ju ministër.Flamur Noka: Keni marre pjese, ne kohen kur isha unë ministër. Keni marre pjese dmth ne trajnime?Entjol Xhelili: Atëherë po ua shpjegoj dhe njëherë, nuk e mbaj mend mire, por nga firma te ardhura qe kane sjelle pajisje IMSI Catcher gjate kohës qe keni qene ju ministër.Nisur nga kjo dëshmi duket se afati i punës se këtij komisioni do te zgjatet ne mënyrë qe te përfshije edhe qeverisjen e demokrateve.

Free Traffic Exchange