Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Anëtari i bordit të Entit Rregullator të Energjisë, Adriatik Bego teksa kërkon një mandate të ri për këtë pozicion deklaron se kërkohet një rol më i madh i këtij institucioni për monitorimin e tregut të energjisë. Sipas tij ERE duhet të jetë më transparente me konsumtorin. Ndërsa opozita tha se OSHEE ka mbifaturuar konsumatorët, Bego deklaroi se ky operator rezultone me më tepër të ardhura nga sa ishte gjykuar.
Enti Rregullator i Energjisë duhet të forcojë rolin e tij moniturues të tregut, kryesisht licensimin si dhe të përmirësojë raportin e saj me konsumatorin. Kështu u shpreh anëtari i bordit të ERE, Adratik Bego, në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku u prezantoi kandidaturën e tij për një mandat të dytë. Bego parashtroi edhe 3 sfidat që duhet të përmbushë ERE, ndër to edhe bursa në tregun e energjisë.
Bego: Një nga sfidat doja të përmendja është edhe krijimi i bursës së energjisë, janë hedhur bazat ligjore.
Në replika me anëtarët e djathtë të këtij komisioni, Bego u shpreh se në analizën vjetore të ERE, rezulton se OSHEE ka më tepër të ardhura se ato të gjykuara. ERE ka kërkuar nga OSHEE që t?i përdorë ato të shlyer borxhet me institutcionet e linjës dhe përmirësimin e rrjetit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/adriatik-bego-ere-perballe-sfidave-kerkohet-monitorim-i-licensave/