Projektakti i hartuar nga 2 institucione, ministria e Mjedisit dhe ajo e Transportit, parashikon që pas hyjres në fuqi, të lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë vetëm mjetet motorike e kategorisë M dhe N, të reja dhe të përdorura, që plotësojnë standardet Euro 4 dhe Euro 5 të shkarkimeve në ajër.
Makinat e importit të përdorura që do të hyjnë në Shqipëri do të duhet të jenë të paktën standard Euro 4. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është shprehur për Report Tv, se ky projekt synon të përafrojë vendin tonë me standardet europian dhe se çmimet për katalizatorët do të jenë në përputhje me çmimet e tregut.