Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Koka e dekompozuar, e gjetur në një zonë pyjore në fshatin Karbunar të Vlorës, është e dëmtuar, çka rrit mundësinë se kemi të bëjmë më një vrasje.
Sipas policisë së Vlorës, kafka që dyshohet se prej rreth 3 muajsh ndodhej e hedhur në pyll, mund të jetë shkëputur nga trupi nga goditjet me mjet të madh prerës, ndërsa nuk përjashtohet vrasja fillimisht me armë zjarri.
Saimir Hoxha, banori i zonës që njoftoi policinë pasi gjeti kokën e dekompozuar, thotë se ishte pa flokë dhe kushdo që e ka lënë aty nuk ka pasur qëllim për ta groposur.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/koka-e-dekompozuar-ne-karbunar-e-shkeputur-me-mjet-preres/