Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, e cila ka nisur rikonstruksionin e segmentit ?Selaudin Bekteshi?, banorët e Njësisë 4 do të kenë një rrugë krejt të re.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti, tha se bashkia është fokusuar në zbatimin e përpiktë të planit të ri urbanistik, i cili ka propozuar që zonat e Tiranës të fillojnë dhe të organizohen në një Tiranë policentrike.