Report TV - Raporti i TI, Çuçi:Reforma do rrisë forcën goditëse ndaj korrupsionit

2017-03-31 0

Shqipëria vijon të shënojë rritje në luftën kundër korrupsionit, të cilat u dokumentuan edhe në raportin e fundit të Transparency International mbi indeksin e perceptimit ndaj korrupsionit për vitin 2016. Ky raport e rendit Shqipërinë në vendin e 83 nga 176 vende që janë marrë në shqyrtim në të.

Pas raportit, ministri Çuçi në një dalje për mediat u shpreh se perceptimi i qytetarëve lidhur me korrupsionin në Shqipëri ka rënë në mënyrë shumë të ndjeshme në këta tri vite te qeverisjes së majtë "Shqipëria është ngjitur nga vendi i 122-të ku ishte në vitin 2013, në vendin e 83-të në vitin 2016, pra është ngjitur 39 vende" tha ai.

Ministri tha se në rajonin tonë, kemi lënë pas Maqedoninë dhe Kosovën, por lufta kundër korrupsionit është një luftë e gjatë dhe një prioritet strategjik për qeverinë.

Free Traffic Exchange