Report TV - Imsi Catcher, oficeri i policisë inatos PD, këndon himnin në Komisionin Hetimor

2017-03-31 1

Oficeri i Policisë Entjol Xhelili bëri deklarata sot që goditën direkt ish-ministrin e Brendshëm Flamur Noka. Sipas Xhelilit, Noka ka futur pajisje përgjimi dhe ka bërë përgjime me Imsi Catcher. Në fund të dëshmisë, Entjol Xhelili i cili mbante veshur një bluzë të kuqe me shqiponjë dykrenore në gjoks, ndërsa në krahë të lidhur dy shalle, një me flamurin e amerikan dhe një tjetër me flamurin e BE, këndoi dhe himnin kombëtar. Xhelili tha se ky veprim është betimi se sot në Komision ka dëshmuar të vërtetën. Ky veprim inatosi anëtarët e djathtë, të cilët mbyllën mbledhjen e Komisionit Hetimor për Imsi Catcher.

Free Traffic Exchange