http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ajo qe u cilësua si ?Darka e pajtimit? ne Bruksel mes udhëheqësve te Kosovës dhe Serbisë, përfundoi me angazhimin e përbashkët per te ulur tensionet dhe per te ecur përpara. Ne fund te bisedimeve me presidentet Thaçi e Nikoliç dhe kryeministrat Mustafa e Vuçiç, shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini e vlerësoi takimin konstruktiv. Bisedimet e nivelit te larte per normalizimin e raporteve mes dy vendeve do te vazhdojnë.Federica Mogherini: Takimi ishte i hapur e shumë konstruktiv dhe përfaqësuesit e të dyja palëve biseduan për zhvillimet e ditëve të fundit dhe u pajtuan që të lënë tensionet prapa dhe të përqendrohen në punën përpara. Përparimi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Kosovën dhe Serbinë, për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin perëndimor e rajonin.Pas tensioneve qe shkaktoi arrestimi i ish-kryeministrit Haradinaj dhe treni provokues i Serbisë, bisedimet pritej te ishin te vështira, çka e konfirmuan edhe pjesëmarrësit. Presidenti Thaçi deklaroi se thirrjeve të Beogradit për luftë, Kosova iu përgjigjet me paqe dhe dialog.Hashim Thaçi: Ishte një takim jo i lehte por i nevojshëm dhe i domosdoshëm për uljen e tensioneve, por edhe për të diskutuar për hapat e metejshem për arritjen e marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve. Pas këtij takimi Serbia do të qetësohet dhe do të ulë axhendën e vet nacionaliste në raport me Kosovën dhe pretendimin për cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe do të ishte me interes që Serbia ta njohë sa më parë që është e mundur.Edhe per kryeministrin serb Vuçiç, bisedimet e se martës ishin me te vështirat te zhvilluara ndonjëherë mes tyre.Aleksander Vuçiç: Patëm nje bisede shume te vështirë, vështirë te kujtoj ndonjë me te rende. Ne çdo rast kemi arritur gjera te caktuara përmes nje dialogu te vështirë dhe te hapur, gjera per te cilat kemi qëndrime te kundërta. Kemi arritur te biem dakord per ate qe ka rendësi, per vazhdimin e dialogut ne nivel te larte. Jemi pajtuar që të gjithë të lëshojmë topin dhe që të provojmë të sillemi me përgjegjësi, të bisedojmë në mënyrë më serioze, duke mos folur keq për palën tjetër.Bisedimet me ndërmjetësimin e Brukselit per normalizimin e marrëdhënieve kane nisur qe prej vitit 2013 dhe qe atëherë, palet kane arritur disa marrëveshje, ndonëse pikëpyetjet mbeten per zbatimin e tyre.