TI: Shqipëria përparim në luftën ndaj korrupsionit, ngjitet me 5 vende - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria bën hapa përpara ne luftën kundër korrupsionit. Ne Indeksin e perceptimit te Korrupsionit, te publikuar kete te mërkure nga Transparency International vendi ynë renditet i 83-ti, duke shënuar përmirësim krahasor me nje vit me pare. Ne renditjen ku jane përfshire 176 vende, Shqipëria pozicionet 5 vende me lart, duke lënë pas vendet e rajonit. Edhe Kosova ka pësuar rritje, ndërsa per sa i përket Ballkanit Perëndimor, disa shtete te tjera kane pesuar renie. Maqedonia ka humbur me shume pike ne kete indeks.Ne vlerësimin per rajonin tërhiqet vëmendja per sisteme te kapura politike, ne te cilat politikanet kane ndikim shume te madh ne te gjitha fushat e jetes publike, duke qene te afert me biznesmenë te pasur, apo me rrjete te krimit te organizuar. Këto sjellin probleme ne zbatimin e ligjit. Raporti i Transparency International thekson gjithashtu se korrupsioni dhe pabarazia sociale fuqizojnë njëra-tjetrën, duke çuar drejt një zhgënjimi të përgjithshëm me institucionet dhe duke siguruar një terren për ngritjen e politikanëve populistë.Danimarka, Finlanda dhe Suedia qëndrojnë ne krye te renditjes per luftën lundër korrupsionit, ndërsa ne fund te saj jane shtete si Libia, Siria dhe Koreja e Veriut.