Minxhozi: Provokimet dëmtojnë integrimin dhe ekonominë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ngre alarmin se përshkallëzimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të acaruara mes Prishtinës dhe Beogradit, do të cenonte sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Në raportimin para Komisionit të Jashtëm parlamentar, ai tha se ngjarjet e 3 muajve të fundit, si arrestimi i kreut të AAK-së Ramush Haradinaj apo edhe përpjekja për futjen në territorin e Kosovës të trenit me shkrime nacionaliste serbe, dëmtojnë proceset integruese. Jo vetëm kaq, por edhe raportet ekonomike mes dy vendeve, rrezikohen të përkeqësohen. Ndërkohe, dy anëtarë te komisionit te jashtëm, Valentina Leskaj dhe Namik Dokle, po marrin pjese ne mbledhjen e Këshillit te Europes, e cila do te shqyrtoje nder te tjera edhe raportet e fundit Kosove - Serbi.