Tre operacione antidroge, 5 në pranga - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
97 kilogram kanabis u sekuestrua këtë të mërkurë në tre operacione nga policia e Vlorës, Lezhës dhe Matit, ndërkohë që në pranga ranë 5 persona. Policia e Vlorës arrestoi 62-vjeçarin Spiro Tupa, pasi ai kishte fshehur 80 kilogram hashash ne një dhome dhe e kishte bere gati per ta shitur. Ndërsa në Lezhë operacioni i koduar ?Reps?, ka çuar në pranga Fatmir Gjonikajn, 28 vjeç.Ai u kap në flagrancë në fshatin Reps të Mirditës me 3 qese të mbushura me lëndë narkotike cannabis-sattiva.Edhe në Mat është zhvilluar nje operacion policor me emrin ?Minuta e fundit?. Specialistet për narkotikët sekuestruan 6 kg hashash si dhe kanë vënë në pranga tre persona.