VLORE- Ditën e djeshme në rrugën e vjetër në fshatin Karbunarë në një zonë të pyllëzuar është gjetur një kokë e prerë e dekompozuar, që i përket trupit të një njeriu.
Nga të dhënat e para mësohet se kafka e shkëputur nga trupi është nxjerrë nga kafshët, ndërsa është konstatuar nga një bari.
Kafka është dërguar për ekzaminim për të bërë më pas edhe identifikimin, ndërkohë që po kërkohet për trupin në zonën e Karbunarës.
Disa metra nga vendi ku është gjetur kafka janë varrezat e zonës së Karbunarës dhe nuk përjashtohet mundësia që rasti të jetë aksidental, pasi sipas banorëve të zonës toka ka pësuar disa herë rrëshqitje.