SHKODËR- Banorët e Shkodrës vijojnë protestat. Ata kërkojnë dëmshpërblimin për përmbytjet e vitve 2010, 2011.
Banorët kanë tentuar të futen me forcë në prefekturë ndërsa janë rrethuar nga policia e cila i ka ndaluar të ndërmarrin atë veprim.
Janë rreth 30 banorë që protestojnë ndërsa forcat e policisë nuk i lejojnë të futen në prefekturë, ata pretendojnë të nisin një greve urie.
Ata kanë nisur të ngrenë çadrat në Pedonalen e Shkodrës për të zhvilluar një grevë e cila nuk dihet sa mund të zgjasë apo sa do të jetë numri i pjesëmarrësve.