Report TV - Kara:Ismailaj mori 1.5 mln € nga CEZ-i para vizitës me Shkëlzenin

2017-03-31 0

Juristi i OSHEE, Romeo Kara u shpreh në "45 minuta" nga Denis Minga në Report TV, se Shkëlzen Berisha, Kastriot Ismailaj dhe Nuel Kalaj, kanë luajtur rolin e sekserëve të privatizimit të kompanisë OSSH te çekët e CEZ-it.

Duke iu referuar udhëtimeve drejt Pragës të Shkëlzenit bashkë me Kastriot Ismailajn, pas investigimit të Report Tv, Kara thotë se është bërë me qëllim ndërhyrjen e djalit të ish-kryeministrit për kontratën e kompanisë DIA me CEZ.

Ai thekson gjithashtu se para realizimit të kësaj vizite, në shtator të 2010-ës, Kastriot Ismailaj ka marrë në formën e pagesave nga CEZ, 1.5 milionë euro.

"Para datës 8 shtator 2010, Ismailaj ka marrë 3 pagesa nga CEZ. Nga 500 mijë euro në muajin shtator, pra 1.5 mln euro, para vizitës në Pragë me Shkëlzen Berishën. Arsyeja? Kontrata e parë e DIA-s për mbledhjen e borxheve, nuk i është njohur nga bordi i CEZ dhe i duhej një ndërhyrje për kontratën e dytë më 1 shkurt 2010. Prandaj ka qenë Ismailaj atje", u shpreh Kara.

Free Traffic Exchange