Ora News - Genc Pollo: Kreu i AMA të sqarojë pasurinë dhe licencat e kundraligjshme

2017-03-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i PD, Genc Pollo tha se kreu i AMA, Gentian Sala duhet të sqarojë pasurinë e tij dhe licencat numerike të kundraligjshme. Në ?Orën e Intervistës?, Pollo sqaroi përmajtjen e letrës që i është drejtuar Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe Kryeinspektorit të ILKDPKI, Shkëlqim Ganaj.
Pjesë nga intervista
Pollo: Pasuria ka ardhur si pasojë e favoreve nga posti. Ajo që dime nga media fështë që Gentian Sala bashkë me të shoqen vitin e parë të detyrës së tij ka një 10-fishim të pasurisë krahasuar me të ardhurat zyrtare të deklaruara. Në çdo rast kjo kërkon një hetim, është e dyshimtë. Për ata që dinë më shumë këtu kemi çështje penale, megjithatë ne nuk nxitohemi të arrijmë në konkulizione. Ajo që unë ve rë është që ka një epidemi pasurimi. Nëse një person akuzohet gjëja e parë që duhet të bëjë është që duhet të sqarojë të ardhurat. Ne në komision jemi të habitur që nuk ka një reagim nga Sala për të thënë që unë vërtet fitoj sëbashku me gruan time 16 mijë euro në vit, por 10% e ka vënë me rrogë të deklaruar dhe pjesën tjetër e ka vënë me burime të tjera. Ka një heshtje çka të bën të mendosh për fajësi. Unë mendoj se ka gjëra për të fshehur. Mënyra si korrigjohet kjo gjë, dhe në radhë çka e shqetëson komisionin është rivendosja e besimit tek funksionari publik. Në rastin e AMA ka pasur probleme të jashtëzakonshme të mënyrës së kundraligjshme të emërimit, të fshehjes së punësimit në dixhitalb, të përdorimit të AMA nga kryetari në favor të një operatori që është dixhitalbi, kundër të gjithëve, kundër Vizionit, Tringut, Ora Neës-it, televizioneve lokale, kabllorëve çka është degradimi më i madh. AMA mund të ketë qenë më pak ose më shumë e politizuar, por për fat të mirë me ligjin që kemi patur këshilli i AMA është i ballancuar dhe kjo nuk e ka lënë të shkasë në keqpërdorime politike. Por që ta ketë patur një nga kompanitë rregullatorin, i cili duhet të jetë i barazlarguar dhe duhet të jetë në një fushë të barabartë për të tërë dhe të vendosi rregulla loje që garantojnë konkurrencën e ndershme këtë degradim e kemi njohur me Rilindjen dhe këtu dalim tek licencat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/genc-pollo-kreu-i-ama-te-sqaroje-pasurine-dhe-licencat-e-kundraligjshme/

Free Traffic Exchange