stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Abonete e studenteve, qe shiten me cmim te reduktuar per kete kategori, mungojne ne treg, ose shiten ne sasi te paket.Kamera e fshehte e ?Stop? tregon, sesi studentet zgjohen qe pa gdhire per te zene rradhe per te siguruar abonene, qe u takon. Te rinjte thone, se me abonete abuzohet dhe kamera e emisionit ka mundur te provoje, se ato shiten nen dore.
Studentët ? Imagjinoje herës tjetër, vetëm kjo pjesë ka pas qenë brenda.
Studentët ? Ou?!
Studentët ? Po për Zotin. Për mbi 60 veta. Po J?(student), nuk merr abone?
Studentët ? Se di, J? e merr kështu, rrugës.
Studentët ? Rrugës?!Uaaa!
Studentët ? Edhe sa i marrin rrugës?
Studentët ? 600 mijë lekë. Jo mo, 600 mijë lekë e kishte marrë.
Studentët ? Seriozisht?!
Studentët ? Po, ku e kishte gjetur?
Studentët ? Di unë.
Studentët ? Ka qenë një djalë në fakt përballë Santës (lokal në qytet studenti), që ka shpërndarë abone studenti, por nuk e pyeta, sesa është.
Studentët ? Se teprojnë këtu, ndonjë? edhe i shpërndajnë ata.
Studentët ? Çfarë bëhet kështu për Zotin?
Studentët ? Ne vijmë që në 5 (të mëngjesit) këtu.
Studentët ? Unë hera e parë që vij, që në 5 (të mëngjesit) këtu. Thashë ta shof çfarë bëhet. Shife çfarë bëhet. A dëgjon çfarë bëhet, moj?
Studentët ? Në orën 7 e 30 (të mëngjesit) do hapet.
Studentët ? Domethënë nuk është hapur?
Studentët ? Jo. Uaaa!
Studentët ? Domethënë ju do prisni dy orë këtu?
Studentët ? Se kuptoj njëherë, pse i bëjnë kështu me numër fiks, o burrë? Shife, sesa regjistrohen pastaj. Se abonetë vijnë më mbrapa, tani thjesht bëhen regjistrimet.
Studentët ? Këtu ka plot abone, por i marrin për vete.
Studentët ? Muajin, që kaloi me abone studenti ajo 50 vjeçe.
Studentët ? Ku i gjejnë?
Studentët ? Ku i gjejnë?! Normal, që ia u japin me drejtoreshë, me ça janë.
Studentët ? Ato marrin përpara, pastaj marrim ne.
Vendi ku paguhen lekët e aboneve
Punonjësja ? Do merrni abone të gjithë. Mos më hajdeni kështu, se e lashë! Dil zemër kështu, dil (i thotë studentes të dalë anash) dil, se sado të rrish këtu. Dilni kështu me rradhë të gjithë. Mos shtyni! Kush është këtu do marri, asnjë tjetër. Më fal, nuk dëgjon, që unë them shtyhu ti më vjen kështu nga mbrapa. Për çfarë vjen nga mbrapa?
Studentja ? Tani u mërzitem, që në 5 ( të mëngjesit)! Ç?a të bëjmë?
Punonjësja ? Po, pse vjen që në 5, moj zemër?
Studentja ? Vij që në 5 të marr abone, se po shiten abonetë tona, jashtë.
Punonjësja ? Jo, absolutisht!
Studentja ? Po shiten pra, se kam blerë unë.
Punonjësja ? Zemër, orari i punës është ora 8 (e mëngjesit) mos bëjmë debat kot. Ne vijmë në 7 (të mëngjesit ) për ju. Nuk ke pse të vish që në 5 (të mëngjesit).
Studentja ? Abonetë tona nga dalin, që shiten jashtë?
Punonjësja ? Shko pyet ato tek bashkia nga dalin, se nuk dalin këto, që vjinë këtu. Se ne një numër kemi. 500- 600 (copë) ja u japim juve.
Studentja ? Ne, gjithë studentët kemi të drejta të barabarta. Rrimë ...