Report TV - Importi i lëndëve drusore, Koka: Ndodh për herë të parë në Shqipëri

2017-03-31 0

Për herë të parë po importohet lëndë drusore për djegie në vendin tonë, në një kohë që më herët vetëm eksportohej dhe kjo e gjitha në dëm të pyjeve të vendit.

Kjo ka qenë njëra nga deklaratat që ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka bërë në takimin për lançimin e Regjistrit Online të Shkarkimeve dhe të Transferimit të Ndotësve në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ndërkohë që akuzoi bashkitë e qyteteve për mos ngritjen e drejtorive pyjore.