Ora News – Në 27 janar, Kryetari i Kuvendit hedh shortin për Këshillin e Emërimeve

2017-03-31 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta do të hedhë shortin për të zgjedhur antëraët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ditën e premte më datë 27 janar. Pas mbarimit të afatit ligjor të Presidentit të Republikës, kjo kompetencë i kalon kryetarit të kuvendit, i cili ka miratuar edhe procedurën e hedhjes së shortit.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organi i parë i arkitekturës së re të sistemit të drejtësisë sipas kushtetutës së miratuar në 21 korrik.
Nga shorti do të përzgjidhen 9 anëtarët e këtij këshilli të cilët kanë një mandat 1 vjeçar. 2 anëtarë të këshillit do të vijnë nga Gjykata Kushtetuese, një nga Gjykata e Lartë, një nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë nga gjykatat e apelit, dhe një nga gjykata administrative.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-premten-hidhet-shorti-per-keshillin-e-emerimeve-ne-drejtesi/