Ora News – Votimi elektronik, PD akuzon kreun e KQZ për shkelje të paanshmërisë

2017-03-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfaqësuresi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qëndror të zgjedheve, Njazi Kosovrasti akuzoi kreun e këtij institucioni, Denar Biba se me qëndrimin e tij kundër aplikimit të votimit elektronik, ka shkelur betimin e tij për të qenë i paanshëm. Nga ana tjetër Denar Biba e konsideroi diskutimin e votimit elektronik 5 muaj përpara zgjedhjeve si qesharak.
Denar Biba: Unë do doja që dikush nga ju të më thoshte qe e keni gabim, nuk ka vend ne bote qe e ka bere votimin elektronik per 5 muaj
Kjo deklaratë e kreut të KQZ, Denar Biba, ditën e dielë u konsiderua si shkelje e kodit zgjedhor nga përfaqësuesi demokrat Njazi Kosovarasti. Sipas Kosovrastit, kryetari i KQZ duhet të jetë i paanshëm dhe nuk i takon të shprehet për çështje politike.
Kosovrasti: Jemi në situatën që unë e konsideroj të pakëndshme që ka ndodhur këtu në KQZ me ju, lidhur me një deklarim në media. Unë mendoj se ju si kryetar i KQZ duhet të ruani paanshmërinë lidhur me problematika të kësaj natyre. Nuk e keni detyrimin ligjor të bëni dhe e keni të gabuar një gjë të tillë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/votimi-elektronik-pd-akuzon-kreun-e-kqz-per-shkelje-te-paanshmerise/