Ora News – “Pikëpyetjet” e mbetjeve, Koka: Bashkitë s’kanë kapacitete të monitorojnë

2017-03-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ligji mbi menaxhimin e integruar të mbetjeve duket se ende nuk e ka dakordësinë e LSI. Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka ngritur pikëpyetje lidhur me mundësitë e bashkive për të menaxhuar procesin nga ndarja e mbetjeve në burim deri në fazën finale të riciklimit.
Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka shprehur rezervat e tij në lidhje me menaxhimin e integruar të mbetjeve. Ai thotë se nuk janë garantuar ende të gjitha hallkat nga ndarja e mbetjeve në burim e deri në riciklimin e tyre.
Koka: Ne kemi një situatë relativisht të vështirë do të thoja në mbetje. Nuk mundet dot mbetjet të ndahen në burime. Çdo të thotë mbetjet të ndahen në burim, do të thotë në burim nëse një qytetar dërgon në një kontenier të destinuar, nëse një qytetar e çon në një kontenier pak rëndësi ka kualiteti i kontinierit. Mbetjet janë në të njëjtin vend. Megjithatë nëse mund të riciklojmë mbetjet, çbëhet me sasinë e mbetur të mbetjeve dhe çbëhet me mbetjet e mbetjeve të riciklueshme.
Sipas Lefter Kokës 61 bashkitë nuk kanë planifikuar një buxhet të përcaktuar për mbrojtjen e pyjeve pavarësisht se ka kaluar një vit nga vendosja e moratorimit. Tashmë sipas Kokës nga vend eksportues I drurit jemi kthyer në vend importues.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pikepyetjet-e-mbetjeve-koka-bashkite-skane-kapacitete-te-monitorojne/