Ora News – PPE rezolutë për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri

2017-03-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Asambleja Politike e Partisë Popullore Evropiane, ka miratuar një rezolutë për Shqipërinë e cila bën thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe dënon shitblerjen e votës.
Në punimet e Asamblesë mori pjesë dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili tha se rezoluta bën thirrje për miratim me konsensus të reformës zgjedhore për zbatimin e ligjit për dekriminalizmin, ndërsa kërkon marrjen e masave kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.
Basha: Ka kërkuar bashkëpunimin e forcave politike për të kaluar me konsensus hapat për reformën zgjedhore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkuar luftë totale kundër drogës dhe krimit të organizuar.
Nga Brukseli, Basha foli dhe për kushtin e patjetërsueshëm të opozitës shqiptare për votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, duke deklaruar se aplikimi i këtij sistemi nuk është çështje kohe, por e vullnetit politik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ppe-rezolute-per-zgjedhje-te-lira-dhe-te-ndershme-ne-shqiperi/