Ora News – Inspektoriati i Shëndetit: S’plotësohen kushtet sanitare në tregje e pishina

2017-03-31 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur një serë tregjesh dhe pishinash pasi nuk plotësojnë standardet e kërkuara të kushteve sanitare. Sipas drejtorit të këtij inspektoriati në 2016 është vënë re edhe mungesa e mjekut të licensuar në kompanitë me mbi 15 punonjës.
12 966 inspektime për kushtet sanitare janë kryer gjatë vitit 2016 në tregjet ushqimore dhe pishina. Sipas Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor janë marrë 97 masa administrative ndërsa problemet e konstatuara janë të shumta kryesisht për mungesën e ujit në tregje apo moslarjen e pishinave sipas rregullores që përcakton legjislacioni.
Eltar Deda: Në tregjet e shitjes me shumicë të produkteve ushqimore, problmatike paraqet furnizimi me ujë të rrjedhshëm i këtyre tregjeve, mungesa e një pike grumbullimi për mbeturinat, mungesa e anekseve hidrosanitare dhe mungesa e kanalizimeve për kullimin e ujërave. Problematika në pishina, ka mungesë të impianteve, mungesë të rregulloreve të këtyre pishinave, mungesë të certifikatës Federata e Notit Shqipitar, nuk zbatohet larja e klientëve në dush para larjes në pishinë.
Eltar Deda kreu i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në analizën vjetore të institucionit që drejton tha se është konstatuar se një pjesë e madhe e bizneseve q kanë mbi 15 punonjës nuk kanë një mjek të licensuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/inspektoriati-i-shendetit-splotesohen-kushtet-sanitare-ne-tregje-e-pishina/