Report TV - Investimet në Shkodër, edhe deputeti i PD kundër Ademit

2017-03-31 0

Teksa kryebashkiakja Voltana Ademi ripërsëriti akuzat ndaj qeverisë që nuk financon sa duhet Bashkinë Shkodër, ka reaguar Deputeti i Partisë Demokratike Helidon Bushati.

Deputeti i djathtë i kujtoi Bashkisë Shkodër se planifikimi i projekteve që vijnë si rezultat i transfertës së kushtëzuar duhet të bëhet përpara se parlamenti të miratojë buxhetin.

Bushati i rikujtoi përfaqësuesve të bashkisë që të përmirësojnë fillimisht marrëdhëniet me deputetët e qarkut Shkodër pa dallime politike.

?Problematika sa i përket projekteve që vijnë si transfertë e kushtëzuar bëhet para se të kalojë buxheti i qeverisë dhe jo pas.

Edhe ju edhe bashkia ka vend për të përmirësuar marrëdhëniet me deputetët, më vjen keq që këtu nuk ka edhe kolegë të majtë.

Sot nuk bëhet pa lobim, prandaj e them edhe bashkia ka vend me përmirësuar marrëdhëniet me deputetët, edhe të majtë.