http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetet demokrate te Komisionit te Medias kane vendosur t?i drejtojnë nje kërkese dy institucioneve; Prokurorisë se Përgjithshme dhe Inspektoratit te Larte te Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive, per te hetuar kreun e autoritetit te mediave audiovizive, Gentian Sala, per çështjen e shpërndarjes se licencave dhe per pasurinë e tij, pas lajmeve te publikuara ne media. Opozita vendosi t?i drejtohet vete institucioneve, pasi mazhoranca votoi kundër qe kjo lëvizje te behej ne emër te Komisionit te Medias, pasi sipas deputeteve socialiste institucionet duhen lene te kryejnë detyrat e tyre. Ky debat i parapriu seancës dëgjimorë me përfaqësues te televizioneve rajonale dhe lokale ne lidhje me problemet qe sipas tyre ka krijuar procesi i dixhitalizimit, duke akuzuar per këtë situate kreun e AMA-s Gentian Sala. Shqetësimi kryesor i televizioneve lokale ka te beje me tarifën qe iu duhet te paguajnë per t?u mbartur ne platformën e Televizionit Publik, e cila sipas tyre është shume e larte e do te çoje ne mbylljen e tyre.