Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria shqiptare dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë mbyllur me sukses programin 3 vjeçar dhe përmbushjen e objektivave të nënshkruara në shkurt 2014. Shefja e misionit të FMN, Anita Tuladhar, u shpreh se programi ka vënë ekonominë shqiptare në zhvillim të qëndrueshëm. Por FMN ka lënë edhe disa porosi të tjera, si vijimi i punës me reformat strukturore si pika kyçe për investimet e huaja. Marreveshje të re mes palëve do të ketë nëse qeveria e dalë pas zgjedhjeve do ta kërkojë, por FMN do të ruajë rolin këshillues e monitorues pas mbylljes së marrëveshjes.
Qeveria shqiptare dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë mbyllur me sukses programin 3 vjeçar me vlerë 330.9 mln euro të nënshkruar në 28 shkurt 2014.
Keshtu deklaruan ne konferencen e perbashket Ministri i Financave Arben Ahmetaj, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe Shefja e Misionit të FMN Anita Tuladhar.
Ata thane se programi ka vendosur në ekonominë shqiptare rrugën drejt financave publike solide, stabilitetit financiar dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.
Tuladhar: Janë përmbushur shumica e objektivave të synuar sasiorë. Pavarësisht nga disa vonesa, është arritur një progres përgjithësisht i mirë në vënien në zbatim të reformave strukturore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/porosia-e-fmn-vazhdoni-reformat-per-permiresimin-e-klimes-se-biznesit/