Italia kryeson procesin e Berlinit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Italia do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në procesin e integrimit, si dhe projekteve zhvillimore në funksion të zbatimit të Procesit të Berlinit. Nënsekretari italian për Punët e Jashtme, Vincenzo Amendola, gjendet në Tiranë, pasi vendi i tij ka marrë kryesinë e radhës së Procesit të Berlinit, që synon rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimin ekonomik e infrastrukturor të tyre. Takimi i radhës së krerëve të qeverive të Rakonit, do të mbahet në Trieste më 12 Korrik. Procesi i Berlinit, synon të mbajë ritmin integrues te Ballkanit.?Vizioni është të bashkomë Europën, të bashkojmë kontinentin. Zgjerimi nuk është një zgjedhje institucionale, por është një zgjedhje historike. pikërisht tani që bota po ndryshon, në si Itali do të japim këtë mesazh: Të bashkojmë kontinentin. Këndvështrimi i dytë lidhet me një vizion më pragmatik, për progresin e popujve tanë përmes projekteve konkrete.?Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se zgjerimi vlerësohet tejet jetik për shqiptarët. Gjatë qëndrimit në Tiranë, zyrtari i lartë Italian është pritur nga Presidenti i Republikës Nishani, i cili vlerësoi angazhimin e Italisë për ta mbajtur rajonin e Ballkanit Perëndimor në fokus të vazhdueshëm të Bashkimit Evropian. Po ashtu, Amendola është takuar edhe me nënkryetarin e PD-së Edmond Spaho, i cili vuri theksin tek shqetësimet e opozitës për zgjedhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Sipas tij, votimi elektronik është thelbësor për zgjedhje të lira, të ndershme dhe jo të blera.

Free Traffic Exchange