http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deklaratat e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, mbi pamundësinë e aplikimit të teknologjisë në zgjedhje, kanë shkaktuar debat. Në mbledhjen e KQZ-së, përfaqësuesi ligjor i PD-së Njazi Kosovrasti, ka deklaruar se Biba duhet të ruaj paanshmërinë në detyrën që mban, bazuar në përcaktimet e Kodit Zgjedhor. Kosovrasti ka shkuar më tej, duke thënë se kreu i KQZ-së duhet të japë dorëheqjen. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Denar Bibës, i cili ritheksoi se është qesharake të mendohet se votimi dhe numërimi elektronik mund të realizohet brenda 5 muajve. Aplikimi i teknologjisë në zgjedhjet politike të qershorit, aktualisht është debati më i nxehtë i politikës. Mazhoranca dhe opozita janë të ndara në këtë pikë, ndërkohë që kreu i Prezencës së OSBE-së, në opinionin e tij ka theksuar se votimi e numërimi elektronik është i pamundur, pasi koha nuk premton për zbatimin korrekt.