Një kinema për Laprakën - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë shpejt edhe banorët e Laprakës do të kenë një kinema të re që do shërbejë si një qendër për aktivitete kulturore dhe artistike. Erion Veliaj, tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur dhe që do t?i shërbejë afro 60 mijë banorëve të zonës.?Jemi këtu për të inspektuar kinemanë e Laprakës, e cila ndryshe njihet edhe si kinemaja e Maks Velos, që arkitekti ynë i famshëm e ka projektuar disa dekada më parë, por që më pas është rrënuar. Sot kjo kinema po merr një pamje të re. Jemi pak muaj përpara se ky projekt të përfundojë dhe besoj se në verë, do të kemi një kinema publike, jo private, për funksione publike të komunitetit, jo vetëm për shfaqjen e filmave, por për të promovuar të rinj të talentuar?.Kryetari i bashkisë së Tiranës tha se përmes këtij investimi sillet një prej qendrave të Tiranës policentrike.?Lapraka po merr profilin si një ndër qendrat e Tiranës dhe besoj se më e mira është përpara. Këtu ka një spital publik, një spital privat, ka shkolla, gjimnaze, 9-vjeçare, kopshte e çerdhe, dhe me kinemanë e re Lapraka merr profilin se çfarë duhet të ketë një qendër e Tiranës policentrike?, tha Veliaj.Sipas Veliajt në projekt është parashikuar një salle multifunksionale, e cila do të shërbejë për aktivitete të ndryshme si kinema, shfaqje, konventa, seminare, promovime librash e teatër.