Report TV - Crossbones promovon albumin e ri, del "Lufta e Tretë Botërore"

2017-03-31 0

Albumi ?Lufta e Tretë Botërore? e grupit Crossbones sapo është publikuar ndërkombëtarisht.

Pjesë e këtij albumi janë Olsi Ballta, vokalisti dhe themeluesi i grupit, Theo Napoloni në bateri, Ben Turku në kitarë dhe Klejd Guza në bas.

Promovimin e parë të albumit të ri djemtë e Crossbones e kanë bërë këtë të shtunë me miqtë, ndërsa disa nga këngët e tij janë zbuluar si nje surprize speciale në natën e parë të festivalit BUNKrock më 22 dhjetor që u mbajt në BUNK?Art 1.

Për grupin Crosbbones hedhja e albumit në tregun ndërkombëtar të muzikës është një shpërblim për sakrificat 20-vjeçare të punës së arsyetuar të këtij grupi, siç shprehet Olsi Ballta.

"Albumi i ri që ne prezantojmë për publikun vjen edhe me rastin e 20 vjetorin tonë. Jemi një bandë prej 20 vjetësh në skenat shqiptare të rokut. Lufta e tretë botërore vjen në një kohë goxha të trazuar. Është një moment shumë i trishtë për botën. Ky album vjen si një formë proteste dhe për t?i thënë jo luftës, për më shumë paqe dhe harmoni mes njerëzve", shprehet Ballta.