Report TV - Tentoi vetëvrasjen, naftëtari: Më dëbuan se s'paguaj dot qeranë

2017-03-31 0

Një ditë pasi ka kërcënuar se do të vetëvritej sepse nuk është paguar nga kompania e rafinerisë së naftës, Agim Myrdini rrëfen për Report TV kushtet e vështira ekonomike në të cilat familja e tij gjendet prej kohësh.

Aktualisht, çifti Myrdini së bashku me dy fëmijët jeton në shtëpinë e babait të tij pasi mundësia për të paguar faturat e energjisë elektrike, ujit, qerasë ishte pothuajse e pamundur për të. Pronari i shtëpisë me qera ku ai jetonte e ka dëbuar familjen në rrugë, madje nuk e ka lejuar as të marrë plaçkat.

"Nuk kisha lekë të paguaja as qeranë as ujin as dritat sepse firma nuk po na jepte lekët, madje i zoti i shtëpisë që jetoja më parë, më ka bllokuar edhe plaçkat pasi nuk mund t'i paguaja qeranë", shprehet për Report TV Agim Myrdini.

Bashkëshortja e Agimi Myrdinit, Valentina kërkon ndihmën e një psikologeje pasi vajza dhe djali i saj, të cilët kanë parë të gjithë skenën teksa babai i tyre tentoi të hidhej, ndodhen në një gjendje të rënduar psikologjike. Ajo tregon se pasi mori 3 pagat nga kompania, me ato para është detyruar të paguaj të gjitha borxhet që kishte marrë këto muaj.

Free Traffic Exchange