Report TV - Rama-Bashkive: Projektet të mbyllen brenda vitit buxhetor

2017-03-31 0

TIRANE-Sot në Kryeministri është diskutuar mes kryeministrit Edi Rama dhe krerëve të Bashkive në vend, financimi i ujit dhe rrugëve rurale.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se rrjeti i rrugëve rurale është i lidhur ngushtë me prodhimin dhe shërben si nxitje për fuqizimin e tregjeve bujqësore.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se rrjeti i ujitjes dhe kullimit është domosdoshmëri dhe se projektet duhet të mbyllen brenda një viti buxhetor. Rama shtoi se qeveria do të vendosë në dispozicion një fond.

?Nuk dua të zgjatem me aspektin e parë se cfarë kemi realizuar deri tani në qendrat e bashkive apo në infrastrukturën e lidhur me to, sepse është një histori suksesi i gjithëpranuar, por dua të theksoj tek dosmodoshmëria për t?u thelluar, tek rrjeti i ujitjes e kullimit. Kemi investuar 136 projekte nga bashkitë, dhe 540 projekte në të gjithë Shqipërinë, por cikli i projekteve duhet të mbyllet brenda një viti buxhetor. Rijetëzim i mëtejshëm të sistemit të ujitjes dhe kullimit, një tjetër fond për bashkitë. Fondi i vënë në dispozicion të bëhet efektiv sa më parë dhe në maj të kemi hyrë në fazën e ezaurimit të fondit të ri për ujitje kullimin?.

Free Traffic Exchange