Partia Demokratike është kundër votimit dhe numërimit elektronik, por ka shpallur një kusht të tillë për justifikuar një humbje të mundshme në zgjedhjet e 18 Qershorit, për të shtyrë në kohë apo për të prishur procesin zgjedhor. Ky konstatim konfirmohet nga qëndrimet dhe veprimet e Partisë Demokratike, në të kaluarën, sa herë është shtruar për diskutim votimi dhe numërimi elektrik.
Oerd Bylykbashi, njeriu që sot ngre më shumë zërin për teknologjinë në zgjedhje, në vitin 2012, kur PD ishte në pushtet, deklaronte se duhen dy vjet kohë për aplikimin e votimit elektronik.
Shqiptarja.com, publikon pjesë nga procesverbali i mbledhjes së komisionit për reformën zgjedhore, mbajtur në 7 korrik të vitit 2012, ku demokratët pozicionohen kundër votimit elektronik, edhe pse zgjedhjet ishin një vit më vonë.