Report TV - Komisioni i PD për CEZ, mungon Hicka, Spaho: Ndjekim rrugë ligjore

2017-03-31 0

Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Alma Hicka, ka njoftuar komisionin hetimor të kërkuar nga PD për zgjidhjen e marrëveshjes me CEZ për shkak të angazhimeve të tjera si dhe pasi është njoftuar me vonesë.

Por thirrja në seancë e kësaj dëshmitareje ka shërbyer për një debat rreth një orë në komision, ku kryetari Edmond Spaho tha se Hicka duhet t'i përgjigjet kësaj thirrje për të dëshmuar ose në të kundërt do të veprohet në përputhje me ligjet.