Stop - Skandali, kur kursimet zhduken nga llogaria bankare?! (23 janar 2017)

2017-03-31 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronike e plote: http://tvklan.al/stop-emisioni-102-sezoni-2/

Pas 22 vjetesh emigracion ne Greqi, Altin Baruti kthehet ne atdhe se bashku me familjen dhe parate e parate e kursyera, te cilat ne vitin 2013, i fut si depozite ne ?Tirana Bank?. Per shkak te rrethanave, kohe me vone, kerkoi te terhiqte nga llogaria e tij nje pjese te parave. Por u perball me llogari te boshatisur. Altin Baruti ndoqi te gjitha rruget, nga takimet me drejtorin e bankes, e deri tek denoncimi zyrtarisht, por deri tani nuk ka mundur ta zgjidhe, qe parate e tij t?i kthehen mbrapsht.

Kronike e zgjeruar:

Emisioni ?STOP? që transmetohet në ekranin e Televizionit Klan nga e hëna në të premte, sjell denoncimin e radhës nga një qytetar, i cili prej 22 vitesh ka jetuar në Greqi, por për shkak të rrethanave të jetës është kthyer në atdhe dhe jeton në qytetin e Lezhës.

Altin Baruti, në vitin 2013 vendos që kursimet e tij financiare t?i depozitonte në një bankë të nivelit të dytë dhe pikërisht këto kursime i depozitoi në ?Tirana Bank?, për shkak të përqindjeve të larta që mund të përfitonte.

Kam jetuar prej 22 vitesh në Greqi, i martuar me dy fëmijë. Djali i madh ka pasur një problem nga dëgjimi është shurdh memec dhe jam detyruar e kam bërë operacion në Greqi. Pas operacionit kam ndenjur edhe pak kohë në Greqi dhe më pas vendosa të kthehesha në vendin tim. Nga Berati që jam nuk kishte shkollë të tillë për fëmijën tim dhe me anë të një njeriut tim që jetonte në Lezhë më sugjeroi, që një e tillë është në këtë qytet. U afruam pranë shkollës dhe shumë e përshtatshme për fëmijën.

Çfarë shkolle është kjo?

Është shkollë jo publike, e cila ka logopedist brenda, që bën të mundur rehabilitimin e fëmijës. Kur vendosa të depozitoj lekët në bankë kam pyetur në shumë banka dhe vetëm tek ?Tirana Bank? gjeta përqindjet më të larta dhe kjo ishte arsyeja që këto lekë i tërhoqa në tre këste dhe i çova tek kjo bankë. Pas një ore më bie telefoni dhe më thotë: ?Jam Altin Jaku, drejtor i ?Tirana Bank?. Shkoj në bankë me bashkëshorten, konsultohem me ish ? drejtorin dhe më thotë që do të flas me qendrën, që të ofrojmë përqindje më të larta. M?u dha një përqindje e konsiderueshme dhe firmosa edhe kontratën.?

Prej gati dy vitesh, Altini pretendonte se shuma prej 150 milionë lekësh të vjetra ishin në bankë, por në fakt ishte krejt e kundërta.

?Ish ? drejtori i bankës më merr në telefon dhe më thotë që më duhen 20 mijë euro. U habita me thënë të drejtën, por meqënëse më kishte premtuar shumë gjëra dhe i them që të ndihmoj duhet të prish kontratën nga banka dhe t?i jap me qejf se më ke thënë shok e të kam thënë shok. Jo më thotë, në bankë je në rregull, mos e prish përqindjen e lekëve. Ai më kërkoi që t?i gjeja në njerëz, pasi për 15 ditë i duheshin ato para. I mora lekë xhaxhait dhe kaluan shumë muaj dhe ai nuk po mi kthente lekët. U detyrova të shkoja në bankë, që t...