Punonjësi i rafinerisë kërcënon të hidhet nga oxhaku - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Agim Myrdini, prej 12 vjetësh punonjës i uzinës së përpunimit të naftës në Fier. Ashtu si shume te tjerë, prej katër muajsh nuk është paguar dhe ne shenje proteste është ngjitur ne oxhakun rreth 40 metra të larte. Për tre orë ai kërcënoi se do të hidhej që andej, nëse nuk merrte garancinë se pagesa do të kryhej. Në vendin e ngjarjes shkuan edhe pjesëtarë të familjes, gruaja si dhe tre fëmijët. Apelin e gruas dhe vajzës për të hequr dorë nga kjo mënyrë proteste, si dhe të zbriste nga lartësia, kryefamiljari nuk e ka marrë parasysh. Vendimin për te zbritur nga oxhaku e mori vetëm pas premtimit nga përfaqësuesi i pronarëve për likuidim të pagave të prapambetura të atij dhe të punonjësve të tjerë. Pas zbritjes nga oxhaku, Agrim Myrdini,49-vjeç u transportua me ambulancë në spitalin e Fierit për kontroll mjekësor. Ndërkohë ne sheshin e Uzinës shume naftëtarë protestuan për mosmarrjen e pagave. Por kompania që ka patur në administrim rafinerinë e naftës prej disa kohësh, sqaron se nuk ka axhë detyrim ndaj punëtorëve të rafinerisë.TPD i ka pranuar dhe shlyer gjithmonë detyrimet e veta. Duam gjithashtu te sqarojmë opinionin publik dhe te gjithë te interesuarit, se TPD sha prej tre vitesh është njeri prej kontraktoreve e ARMO nëpërmjet nje marrëveshje operimi te Rafinerisë se Fierit. Ne ketë marrëveshje, pergjegjesite, dhe detyrimet ndaj punonjësve qëndrojnë me shoqërinë ARMO. Marrëveshja ne fjale ka skaduar ne 31 Dhjetor te 2016, dhe aseti i është dorëzuar përmbaruesve te ngarkuar nga bankat qe janë ne proces ekzekutimi te Rafinerisë se Fierit, kundrejt kredive te pashlyera te ARMO sha ndaj tyre.Partia Demokratike ka shfrytëzuar nisjen e diskutimeve ne parlament per statusin e naftëtarit për te akuzuar qeverinë se u kujtua per ta vetëm tashme qe zgjedhjet jane afër. Në Uzinën e Përpunimit të Naftës Fier janë të punësuar 150 persona që prej 4 muajsh kanë vështirësi ekonomike për të ushqyer familjet e tyre.

Free Traffic Exchange