Elbasan- Një grua është qëlluar me armë zjarri, duke mbetur e plagosur, mesditën e kësaj të hëne në lagjen "5 maji" të qytetit të Elbasanit.
Mësohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri midis dy personave.
D.D e moshës 68 vjeçare, ka ndërhyrë për t'i ndarë. Në këtë moment, një prej personave të përfshirë në konflikt e qëllon atë me armë zjarri.