Ora News – Balla: Opozita të kthehet në komision, Noka: Garantoni votim elektronik

2017-03-31 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Taulant Balla i bëri thirrje deputetëve të opozitës të mos bojkotojnë komisionin e reformës zgjedhore dhe të marrin pjesë në mbledhje për të zgjidhur çështje të rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Balla tha se ky komision duhet t?i japë zgjidhje administrimit të procesit zgjedhor ndërsa deputeti demokrat, Flamur Noka, përsëriti kërkesën e opozitës për votim elektronik për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk mblidhet më pas bojkotit të opozitës dhe për këtë, bashkëkryetari Taulant Balla përsëriti thirrjen për kolegët e Partisë Demokratike t?i bashkohen mbledhjeve të këtij komisioni. Balla tha se çështje të rëndësishme si ligji për financimin e partive dhe ashpërsimi i masave në kodin penal për shkelësit e ligjit, duhet të marrin zgjidhje.
Balla: Ne të përgatisim sa më shpejt ndryshimet në ligjin për partitë politike lidhur me transparencën e financave të partive, por edhe me transparencën e shpenzimeve të fushatave zgjedhore. Kemi një material shumë të mirë, përgatitur nga një ekspert i ofruar nga Këshilli i Europës sikur se është Quentin Reed, dokument i cili tashmë është një material pune në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Prej atij dokumenti, duhet të nisemi për të përgatitur amendamentet që duhen bërë në ligjin e partive politike. brenda kësaj jave komisioni të diskutojë ndryshimet që duhen bërë në Kodin Penal përsa i përket përshkallzimit, pra rritjes së dënimit të veprave penale që lidhen me korrupsionin zgjedhor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/balla-opozita-te-kthehet-ne-komision-noka-garantoni-votim-elektronik/