Rreziku nga ashensorët, paraqiten emergjenca çdo ditë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ditë nga ngjarja tragjike ku nëna e një fëmije humbi jetën në ashensor, zjarrfikësit japin alarmin se në kryeqytet ndodhin mesatarisht 3 deri në 4 raste bllokimi në kabinat e ashensorëve. Sipas komandantit të rajonit nr 3 të zjarrfikësve në Tiranë, vetëm përgjatë muajit janar janë shënuar 134 emergjenca të ndryshme, ku është dashur ndërhyrja e repartit zjarrfikës. Pikat më problematike mbeten pallatet brenda unazës, por edhe zona e freskut. Cara jep dhe disa këshilla për qytetarët ndërsa apelon se cdo dalje për në tarracë duhet të jetë e hapur dhe mos të bllokohet. Inspektoriati teknik në analizën paraprake të ngjarjes tha se shkak i zjarrit u bë depozita e vajit e cila ndodhej në kafazin e ashensorit. Nga ana tjetër hetuesit dyshojnë se shkaku i vërtetë është bërë kontakti me rrymën elektrike të kabujve mbajtës si dhe mosmirëmbajtja prej më shumë se 5 muajsh.

Free Traffic Exchange