Kontrolli i plote - ILDKPKI nis hetimin për pasurinë e kreut të AMA, Gentian Sala

2017-03-31 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë (ILDKPKI) fillon kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ për deklaratat e interesave private të Kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive, Z. Gentian Sala.
Dokumentet e publikuara dhe në Ora News tregojnë një pasurim të beftë ë Kryetarit të AMA-s dhe bashkëshortes së tij me 164 mijë euro gjatë vitit të parë në detyrë (dhjetor 2015-dhjetor 2016), ndërkohë që të ardhurat vjetore të deklaruara nga dy bashkëshortët janë vetëm 17 280 euro.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ildkpki-nis-hetimin-administrativ-ndaj-kreut-te-ama-s-gentian-sala/